Produktet e Kompanisë “AGROTEK ALB” janë të certifikuara sipas standarteve ISO 9001-2008 dhe HACCP.
“AGROTEK ALB” ka implementuar biznesin integral në fushën e shpendarisë që konsiston në shitjen tek fermerët e vegjël të:
- Zogut 24h (i cili importohet nga Greqia).
- Ushqimit për rritjen e zogjve.
- Marrjen e pulave për therje me 1.6-1.7 kg peshë e gjallë.
Kjo ka sjellë jo vetëm shfrytëzimin e kapaciteteve tona prodhuese, por edhe rritjen e punësimit për fermerët me kapacitet 5000-10000 krerë, si dhe rritjen e mirëqenies së këtyre familjeve.