
Perberesit
• 1 Pule
• 1 liter uje ne te cilen te shtohet ¼ filxhan caji me sheqer dhe ½ filxhan caji me kripe
• 2 luge gjelle leng limoni
• 1 luge gjelle salce soje
• 2 luge kafe mjalt
• 1 thelpi hudher e grire
• 2 luge kafe xhinxher e fresket e grire
• ¼ luge kafe piper i kuq
• 1 luge gjelle nenexhik i fresket i grire
• 2 luge gjelle borzilok i fresket i grire
• ¼ filxhan caji vaj ulliri
Menyra e gatimit
Pergatisni nje perzierje me 1 liter uje me kripe dhe sheqer ne nje tenxhere te madhe.
Vendoseni te marre vale ne nje zjarr te nxehte. Uleni nivelin e nxehtesise ne zjarr te mesem
dhe me pas te ulet dhe le te zieje 10 minuta ose derisa sheqeri dhe kripa te jene tretur
plotesisht. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe prisni derisa tretesira te jete ftohur plotesisht.
Me nje thike te mprehte, beni hapjen e pules ne formen e nje fluture sic eshte treguar ne
figure duke hequr kockat e shtylles kurrizore.
Kur tretesira te jete ftohur, futeni pulen ne kete tretesire dhe vendoseni tenxheren ne
frigorifer 1 – 5 ore.
Hiqeni pulen nga tretesira, vendoseni ne nje pjate dhe perdorni nje pecete per ta thare ate.
Piqeni pulen ne grile ne zjarr te nxehte, duke e kthyer deri sa te piqet nga te gjitha anet dhe
te marre nje ngjyre te arte.
Pergatisni salcen ne nje mixer, me perberesit e siperpermendur me perjashtim te vajit te
ullirit ( leng limoni, salca e sojes, mjalti, hudhrat e grira, xhinxheri i grire, piper i kuq,
nenexhiku i fresket, borziloku )
Ndersa pula eshte duke u pjekur ne skare, shtoni nga pak vaj ulliri derisa ajo ta kete
perthithur te gjithe.
Me perfundimin e pjekjes vendoseni pulen mbi nje pjate dhe shtojini salcen e pergatitur mbi
pulen e nxehte. Rrotullojeni pulen qe te perthithe sa me mire salcen e pergatitur.
Kete gatim mund ta shoqeroni me perime te ziera, ose me patate te pjekura.