Vlerat ushqyese te mishit pules
Mishi i shpendëve, kryesisht i pulës, përmban një numër relativisht të vogël të acideve të ngopura yndyrore, të cilat mund të shkaktojnë rritjen e vlerave të kolesterolit të keq në gjak. Pjesa më e madhe e yndyrave gjenden në lëkurë, e cila hiqet lehtë, para ose pas përgatitjes. Vitamina A, e cila gjendet në mëlçinë e pulës, është një mikronutrient i rëndësishëm për qelizat e lëkurës dhe qelizat (leukocitet) që marrin pjesë në luftën kundër baktereve patogjene.
Në mëlçinë e shpendëve gjendet edhe vitamina shumë e rëndësishme B12, të cilin e gjejmë vetëm në produktet që janë bërë nga ose me pjesëmarrjen e qelizave të shpendëve. Vitamina B5 ndikon pozitivisht në reduktimin e stresit, ndërsa vitamina B5 kontribuon për uljen e rrezikut të sulmit në zemër.